Piktori i filmit kujton kohën e ish-Kinostudios: Dhamo, Gjika, Milkani, Anagnosti ishin profesionistë

schedule12:20 - 10 Mars, 2023

schedule 12:20 - 10 Mars, 2023

Këtë të premte në “Pas Mesnate” është rrëfyer piktori i filmit, Arben Basha, i cili është bërë tepër nostalgjik. Ai është kthyer vite pas në kohën kur punonte në ish-Kinostudio, duke kujtuar atmosferën e krijuar në sheshxhirime.

Sakaq, Basha ka sqaruar se çfarë bënte dikur një piktor filmi, profesion të cilin sot regjisorët e anashkalojnë.

Mu desh të studioja shumë, të shikoja atmosferën se çfarë është filmi. Sigurisht që në atë kohë kishim disa broshura që i lexonim, sepse pjesa më e madhe në atë kohë që ishin regjisorët ishin profesionistë dhe kishin mbaruar shkollat në Lindje, në Rusi, në Çeki, në Hungari. Ata kryesorët si po themi Kristaq Dhamo, Gjika, Milkani, Anagnosti etj. Ne të rinjtë vazhduam punën e atyre, por gjithnjë duke hulumtuar. Shpeshherë publiku nuk arrin ta kuptojë se çfarë është filmi, edhe aq më pak pjesën e piktorit të filmit. Filmi është një art sintetik, pra ka të gjitha elementët bashkë dhe ku drejtor është regjisori, ka letërsinë që është skenari, por që është i zhveshur nga përshkrimet e ambientit, sepse këtë e bën piktori i filmit, fotografia. Pra, piktori i filmit krijon ambientet sipas skenarit të filmit, luftë, paqe, histori, çfarëdo.

Duhej atmosfera për shembull e “Nëntorit të dytë” e kam bërë unë, “Çerçiz Topulli”, i gjithë ai pazari, skenografia është bërë nga piktori i filmit”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!