Papa Françesku ka shprehur gatëshmërinë për të negociuar me Putinin për një marrëveshje paqeje. Papa Francesku ka rrëzuar të gjitha hamendësimet e bëra për mundësinë e dorëheqjes së tij.
I pyetur mbi situatën në Ukrainë ati i shenjtë përmend konfliktet e vjetra e të harruara. Yemen, Siri, të varfërit në Mianmar, duke shtuar se tashmë jemi në një luftë botërore.
Ka nisur në zona të ndryshme dhe tashmë askush nuk mund të thotë që nuk është botërore. Sepse fuqitë e mëdha janë të gjtiha të përfshira, dhe zona e luftës është Ukraina. Luftojnë të gjithë, shprehet Papa.
Por çfarë do ti thoshte presidentit të Rusisë nëse do ta takonte?
“Do ti flisja qartë siç flas në publik, konfirmon ati i shenjtë.
Ai është një njeri i kulturuar. Ditën e dytë të luftës isha në ambasadën e Rusisë të akredituar në selinë e shenjtë, për ti thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moskë nëse Putin do të më linte një dritare hapur për të negociuar.
/abcnews.al