Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku i është vendosur një sasi tritoli banesës së Skënder Likës.
Mësohet se Skënder Lika ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij, pasi është liruar nga burgu për vrasjen e Rakip Rolit pak vite më parë. Lika mësohet se ka qëndruar në burg 6 muaj.
LEXO EDHE: EMRI/ Tritol banesës në Sanxhak të Laçit, dëme të konsiderueshme materiale
Policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes i ka larguar nga banesa. Në burg për vrasje e biznesmenit Roli, ndodhet ende djali i Skënderit, Lleja Lika.
Gjatë shpërthimi dëme kanë pësuar edhe banesat përreth. “Blutë” kanë marrë në pyetje disa fqinj të Likësr.t/abcnews.al