Joe Biden do të takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në fund të këtij muaji. Presidenti amerikan do të vizitojë kryeqytetin kanadez, Ottowa gjatë udhëtimit nga 23 deri më 24 mars. Trudeau mirëpriti lajmet për vizitën, e cila do të jetë e para e Biden që kur u bë president.
Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit do të bisedojnë për pushtimin rus të Ukrainës, bashkëpunimin në mbrojtje, ndryshimet klimatike dhe adresimin e krizës së opioideve, ka thënë në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre./abcnews.al