Formacionet zyrtare Roma-Real Sociedad: Abraham e Dybala kërkojnë fitoren në “tempullin e gladiatorëve”

schedule18:02 - 9 Mars, 2023

schedule 18:02 - 9 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë, “verdhekuqtë” e Romas do të presin në arenën e “gladiatorëve”, “Stadio Olimpico”, spanjollë e Real Sociedad, në aktin e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League.

Përsa i përket formacioneve tekniku Jose Mourinho ka përzgjedhur formulën 5-3-2, ku në portë si zakonisht është pozicionuar “luzitani”, Rui Patricio. Në mbrojtje El Sharaëy, Smalling, Llorente, Mancini dhe Karsdorp, ndërsa para tyre në mesfushë janë pozicionuar Pellegrini, Matic dhe Cristante, me 2-shen e sulmit që i është besuar argjentinasit Paulo Dybala dhe “bomberin” Tammy Abraham.

Në krahun tjetër tekniku spanjoll, Imanol Alguacil ka vendosur të përdorë formulën 4-4-2, për t’i bërë ballë “furisë” romake. Në portë Remiro e para tij janë pozicionuar Rico, Le Normand, Zubeldia, Gorosabel. Mesfusha përbëhet nga Illarramendi, Merino, Zubimendi dhe David Silva, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Sorloth-Kubo. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE: