Ministria e Financave prezanton projektligjin për fiskalizimin e biznesit

schedule11:29 - 31 Korrik, 2019

schedule 11:29 - 31 Korrik, 2019

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka prezantuar projektligjin e ri për fiskalizimin e bizneseve, sipas të cilit, sistemi i faturimit për të gjitha transaksionet duke nisur nga data 1 Janar 2020 do të raportohen në kohë reale tek administrata tatimore për të kaluar më pas tek fatura elektronike. Ndërsa drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se sistemi i ri tatimor nuk do të ketë kosto për bizneset dhe do të shmang evazionin fiskal.

“Ky ligj mundëson krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioni të bizneseve në vend bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale, gjenerata e re e kasave fiskale. Nga 1 Janari 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek administrata tatimore në kohë reale bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale ndërsa 1 Janari 2021 për të gjithë transaksionet ndërmjet biznesit me njëri tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Nuk do të ketë kasë të re. Do të ketë një mënyrë të re të përkthimit të të dhënave, por do të ketë një akt të ri, një protokoll i cili është punuar nga kompania që suporton procesin dhe do të ketë një kosto që mund të jetë API. Ne po punojmë me AKSH-in që të prodhojmë një AP që të jetë falas për tatimpaguesit”, tha Denaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!