Tottenham barazoi 0-0 ndaj Milanit ndeshjen e mbrëmshme të kthimit dhe kështu anglezët nuk kaluan dot në fazën e çerekfinaleve. Pas përfundimit të ndeshjes, Conte komentoi eliminimin nga Champions League.
“Marrëdhënia ime me Champions League? Ne nuk flasim për trajnerin, ne flasim gjithmonë për ekipet. Kur ti fiton, skuadrat fitojnë dhe e njëjta gjë është edhe kur humbet. Ky është një ekip që sigurisht duhet të punojë shumë për t’u bërë konkurrues në nivele të rëndësishme siç kërkohet. Ka një rrugë të gjatë për të bërë. Mos të harrojmë që vitin e kaluar dolëm në fazën e grupeve të Conference League, ndërsa këtë vit bëmë një hap përpara duke fituar grupin e Championës League. Më pas u takuam me kampionët e italisë në 1/16, u eliminuam nga ata.
Rruga është ende e gjatë. Spt e pashë angazhimin, ka pak për të thënë nga ky këndvështrim, megjithatë, duhet të jemi më të vendosur, veçanërisht në fazën ofensive. E kishim përgatitur në një mënyrë për sa i përket qarkullimit të topit, por u munduam shumë edhe kur arritëm të gjenim situata të lirshme.
A dua tq ëndroj? Vazhdoj të punoj, respektoj kontratën time me Tottenham, në fund të sezoni vlerësimet do të bëhen në mënyrë të qetë. Të shohim si do të përfundojë sezoni, ndoshta do të më shkarkojnë edhe më herët”, ka përfunduar Conte./ h.ll/abcnews.al