Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave pak ditë më parë në Tiranë nga Dan Hutra tronditi opinionin publik. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi planifikonte të kryente edhe vrasjen e katërt. Ai nuk ka shfaqur pendesë ndërsa ka rrëfyer para uniformave blu se vrasjet e tyre i kishte planifikuar.
Zëvendës kryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e ftuar në studion e emisionit “Bardh a Zi” theksoi se fëmijët që kanë mbetur jetim janë marrë nën kujdesin e institucioneve përkatëse.
“Marsi këtë vit ka filluar me vrasjen e tre grave por jemi duke menaxhuar edhe fëmijët që kanë ngelur jetim. Për momentin janë marrë nën sigurinë e një nga institucioneve tona të përkujdesit. Ka pasoja edhe për familjarët e tjerë. Gratë dhe familjarët e zotërisë kanë frikë se dikush do të hakmerret me të.“, tha ajo./abcnews.al