Analisti Ronald Bejko thotë se ftesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e demokratëve është e sinqertë.
Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se në një nga mbledhjet e organizuara nga Aliebaj, ku vetë ishte i pranishëm, ka parë që njerëzit janë të interesuar për bashkimin e Partisë Demokratike e jo për interesat e tyre personale.
Sipas Bejkos, jo vetëm Partia Demokratike, por e gjithë opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët për çdo bashki në zgjedhjet e 14 majit.
“Ne nuk e kemi mundësinë si opozitë që të fitojmë zgjedhjet të ndarë. Edhe të bashkuar, në zgjedhjet e dy viteve më parë, ne mbetëm në opozitë. Ftesa është e sinqertë. Unë isha pjesë e mbledhjes dhe vura re që të gjithë ishin të interesuar për bashkimin. Nuk ishin të interesuar për interesat e veta personale, edhe ata të cilët tashmë janë bërë publik si emra nga pjesa e zotit Alibeaj, pra nga pjesa e Partisë Demokratike. Ne, për hir të bashkimit, themi të vijnë, të bashkohemi dhe të dalim me kandidat të përbnashkët. Jo vetëm Partia Demokratike, por e gjithë opozita”, theksoi ai./abcnews.al