Analisti Ridvan Berisha, në një lidhje live për “Ballkan Update”, tha se Serbia pritet që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën. Gjatë intervistës me gazetaren Linda Karadaku, analisti theksoi se problemi nuk qëndron tek fati se kundërshtime mes opozitarëve në Kosovë.
“E rëndësishme është data 18 mars ku pritet të takohen në Ohër. Nuk pritet të quhet kjo marrëveshje ndërkombëtare njëherë sepse duket që nga ana serbe ky dokument do të duhej të nënshkruhej jo nga presidenti por nga kryeministrja e Serbisë. Nuk presim nga Serbia që ka vullnetin për ta nënshkruar.
Kurti konfirmoi konstruktivitet dhe kohezion për paqe me Serbinë. Ishte Serbia ajo që refuzoi në Bruksel për ta garantuar ndërmjetësin se është e gatshme për t’u pajtuar me pikat dhe me planin e zbatimit. Por druaj se Serbia nuk do ta nënshkruajë. Çështja e opozitës në Kosovë nuk është problem.“, tha ai.
Sipas tij, pas protestave të zhvilluara në Serbi që kundërshtojnë planin evropian qëndron vetë Vuçiç.
“Serbia ka dëshmuar që vret dhe likuidon elitën e saj. Por duket se edhe protestat dhe zemërimi në Serbi është një rezultat i projektimit të skematizuar të Vuçiç. Po t’i pyesësh njerëzit e zakonshëm në Serbi nuk është se kanë interes për Kosovën. Mblidhen disa grupe huliganësh që manifestojnë pakënaqësi.
Për Kosovën nuk është më i miri për Kosovën por kemi ardhur në pikën merre ose leje. Jemi në situatën për t’i thënë po kësaj pune. Çështja është se Serbia nuk pritet që ta nënshkruajë këtë dokument.“, tha Berisha./abcnews.al