Anita Tartari u bën thirrje pianistëve: Redaktoni partiturat, duhen për çdo brez

schedule13:07 - 8 Mars, 2023

schedule 13:07 - 8 Mars, 2023

Pianistja e njohur, Anita Tartari i ka bërë thirrje në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, të bëjnë partiturat për pjesët e tyre. Kjo pasi sipas pianistes, është diçka e domosdoshme për të gjithë brezat.

Tartari ka theksuar që ajo vetë ka marrë iniciativën që të redaktojë disa nga veprat e Tonin Harapit.

Puna është që nuk ka partitura të muzikës shqiptare, të botuara, jo për t’i shitur, por të muzikës shqiptare. Më ka qëlluar disa herë që kur luaj një vepër, më kërkojnë partiturën dhe gjithmonë unë i kam thënë që nuk e kam. Kështu që unë mora iniciativën dhe disa nga veprat e Tonin Harapit, i kam redaktuar vetë dhe me ndihmën e dikujt tjetër. Tani janë botuar. Unë do bëja një thirrje që të gjithë pianistët të bëjnë diçka për këtë, të paktën për repertorin e pianos ku jam unë, pastaj të tjerët, flasin për instrumentat e vetë. Në fakt, ka filluar muzika shqiptare, që të digjitalizohet, por edhe botohet, të shtypet”, tha ndër tjera pianistja./abcnews.al