Prej kohësh monedha e euros ka pasuar një zhvlerësim të konsiderueshëm, e kjo ka parë që monedha shqiptare të fitojë pikë.
I ftuar në një lidhje skype me studion e “Tirana Live” në ABC News ka qenë eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, i cili është shprehu se ky është një efekt ndërkombëtar.
Në lidhje me ekonominë e vendit ai është shprehur se në këtë situatë, eksportet do të jenë më të kushtueshme, ndërsa importet nga eurozona do të kushtojnë më pak.
“Është një efekt ndërkombëtar. Euro po humbet terren dhe dollarit. Është eurozona që po vuan efektet e krizës.
Sa përket Shqipërisë, leku ndonëse ka patur një tendencë lidhje me euron, tani duket se ka një ecuri të vetën dhe është rritur, por gjithsesi kjo dinamikë është midis euros dhe dollarit dhe në rastin konkret më afër dollarit. Kjo për lidhje mes SHBA dhe Shqipërisë.
Për ekonominë e vendit, do të thotë se eksportet do të jenë më të kushtueshme, ndërsa importi nga eurozona do të kushtojë më pak.
80% e import-eksportit është nga eurozona dhe jemi ngushtësisht të lidhura me to”, u shpreh eksperti.
Në lidhje me vazhdimësinë e trendit të euros dhe dollarit, eksperti tha se kjo varet nga vlera e interesit të bankave qendrore.
A ka një përllogaritje se di do të shkojë trendi i euros dhe dollarit?
Në një kohë afat-shkurtës, vlerësimi i tyre influencohet nga vlera e interesit që bankat qendrore vendosin.
Tregjet ndërkombëtare kanë perceptimi, se ka një lloj fleksibiliteti më të madh. Nuhat vlerën e monedhës me lehtë, ndërsa banka qendrore evropiane e bën më me vështirësi.
Ndikimi i Gjermanisë është i madh dhe gjermanët ka tendencën ta luhasin sa më pak normën bazë të interesit, kështu euro ka tendencën të zhvlerësohet, ose vlerësohet me më shumë vështirësi.
Por, nëse do të kemi një vijueshmëri të luftës në Ukrainë dhe vazhdimit të sanksioneve, atëherë do të kemi një përdorim më të vogël të euros dhe një rritje më të ulët ekonomike.
Shumë më pak e goditur është SHBA, e cila mund të themi se mund të ketë edhe ndonjë përfitim. Sa më pak përdoret një monedhë aq më kemi rritje ekonomike,” theksoi ai.r.t/abcnews.al