Policia e Vlorës ka kryer kontrolle në lokalë dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat është evidentuar një rast, ku ka rënë në pranga një 39-vjeçar i cili kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Sekuestrohen 3 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.
Gjithashtu, procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur me lojëra fati të paligjshme, në këtë lokal.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, në territorin e qarkut Vlorë, bazuar në inteligjencën informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kontrollet, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”. Evidentohet dhe goditet 1 rast i kësaj veprimtarie.
Kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohen 3 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.
Gjithashtu, procedohen penalisht 2 shtetas, të cilët u kapën duke luajtur me lojëra fati të paligjshme, në këtë lokal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 njësi kompjuterike që shërbenin për lojëra fati dhe 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasit E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e shtetasit Xh. Ll.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al