Kthjellime të shumta dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot

schedule07:08 - 8 Mars, 2023

schedule 07:08 - 8 Mars, 2023

Shqipëria

Vlerat e larta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaturave të ajrit.
Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë, kushtet e motit edhe në republikën e Kosovës ku priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të
masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Përsa i përket motit, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat veri-verilindore. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë Maqedoninë, ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jënë në në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë.

Po ashtu, edhe në territorin e Maqedonisë do të ketë rritje të ndjeshme të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 16°C.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veri të kontinentit, por me ndikim deri në Europën Lindore do të sjellë në këto rajone, reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të
theksuara.

Po ashtu, mbetet me reshje shiu si edhe stuhi të forta ere gadishulli i Ballkanit ku me problematike situata paraqitet në Ballkanin verior ndërsa moti i kthjellët dhe
temperatura relativisht të larta do të përjetojë pjesa më e madhe e kontinentit Europian, ku vlera më të larta priten në pellgun e Mesdheut.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!