“Jam krenar për tim bir”, Kame: Çau rrugën me shpatullat e veta dhe pa miq, dinte 5 gjuhë të huaja që 18-vjeç

schedule13:35 - 7 Mars, 2023

schedule 13:35 - 7 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij për “Pas Mesnate” në ABC News, regjisori Gëzim Kame nuk kishte se si të mos fliste për të birin, Genti Kame, i cili ka ndjekur rrugën e të atit.

Ai ka thënë që fillimisht nuk donte që djali të bëhej regjisor, por në momentin që studioi jashtë vendit dhe bëri atje 50 filma, u ndje shumë krenar.

Kame ka theksuar se Genti ia ka dal me shpatullat e veta, pasi në vendet perëndimore nuk ka miq që të çash rrugën.

Ai ka një specifik nga unë. Ai bëri një shkollë perëndimore, unë nuk kam dashur fillimisht. Dihet kushtet që ishin atëherë dhe sot ka vështirësi, edhe prindi nuk do që ta fusi në atë rrugë që e njeh dhe i njeh vështirësitë e asaj rruge. Por Genti ka pasur cilësira që fëmijë që shkruante tregime të vogla, lexonte shumë, me gjuhët e huaja ishte shumë i mirë. Që në moshën 18-vjeçare fliste 5 gjuhë të huaja. Ka ca tipare krejt të veçanta nga unë, shkollën e bëri në Paris, por po shikoj që ka ecur jashtëzakonisht mirë. Këtu është edhe miku për të çarë rrugën, ndërsa atje ka qenë i vetëm, pa njohje, pa gjë. Edhe të bësh mbi 45-50 filma… Ia ka dal vetëm me shpatullat e veta dhe për këtë unë e vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai./abcnews.al