Inteligjenca e NATO-s vlerëson se për çdo ushtar ukrainas të vrarë duke mbrojtur Bakhmutin, forcat ruse kanë humbur të paktën pesë, tha një zyrtar ushtarak për CNN.
Zyrtari paralajmëroi se raporti pesë me një ishte një vlerësim i informuar i bazuar në inteligjencë.
Mësohet se ai foli me CNN me kusht që të mbetej anonim, pasi nuk i lejohet të japë informacione që nxjerr inteligjenca.
Ai ka pohuar se Ukrainë vazhdimisht po i shkakton humbje të mëdha Rusisë.r.t/abcnews.al