Kosova nga ky muaj nuk importon energji nga Shqipëria

schedule14:32 - 6 Mars, 2023

schedule 14:32 - 6 Mars, 2023

Këto ditë, konsumi i energjisë i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor i rrymës. Nga data 2 mars i këtij viti nuk është duke u importuar me energji nga Shqipëria.

Nga 2 marsi, Kosova nuk është duke marrë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH).

Nuk është sqaruar ende shkaku pse Kosova nuk po vazhdon të importojë rrymë nga Shqipëria qoftë si kthim borxhi të energjisë elektrike të deponuar në KESH, gjatë muajve të verës, qoftë si huamarrje (këmbim i rrymës në bazë të disa marrëveshjeve të nënshkruara në këto vite për këmbimin e rrymës në raste të disponimit të tepricave).

Këtyre ditëve konsumi i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor i rrymës, përkatësisht nga energjia elektrike që prodhojnë termocentralet e KEK-ut që janë operative (B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 e A4 të Kosova A).

Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B1, B2 dhe A3 e A4-shi po prodhojnë bashkërisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës, kanë treguar se cilat blloqe aktualisht janë në prodhim të energjisë.

“….gjenden katër termocentrale të vendit (blloqet B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A 3 e A4 të Kosovës A), të cilat prodhojnë diku rreth 760-780 megavatë-orë energji elektrike së bashku. Siç dihet, blloqet B1 dhe B2 të Kosovës B, kanë bashkërisht kapacitet në rrjet rreth 520 megavatë, ose secili bllok, aktualisht prodhojnë rreth 260 megavat-orë.

Ndërsa blloku A 3 dhe A4 i termocentraleve Kosova A, kapacitetin në rrjet e kanë rreth 130 megavatë-orë, që do të thotë se bashkërisht prodhojnë 260 megavatë. Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B1, B2 dhe A3 e A4-shi po prodhojnë bashkërisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë”.

Nga 1 prilli, energjia elektrike do të jetë 14% më e shtrenjtë në Kosovë – Revista Monitor

Sipas KEK, gjatë 24 orëve nga termocentralet janë prodhuar diku mbi 17 mijë megavat-orë energji elektrike, dhe e tërë kjo sasi është vënë në dispozicion të distributorit, pos një sasie më të vogël, ose diku rreth 80-90 megavatë-orë që i dedikohen Termokosit si energji termike për ngrohje.

Gjithsesi, mungesa e energjisë elektrike nga Shqipëria, që për muaj të tërë ishte një ndihmesë e madhe për stabilitetin e sistemit ekektroenergjetik të Kosovës.

Por, duket se kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 i ka ndërgjegjësuar edhe konsumatorët shqiptarë që të kursenin.

Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9.9 për qind më pak energji, sipas të dhënave të publikuara nga instituti kombëtar i statistikave INSTAT.

Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0.5 për qind. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21.9 për qind.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.

Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Kosova ka importuar vitin e kaluar 1.311.461 megavate rrymë./Monitor