“I vunë thikën në fyt dhe e dhunuan me shkelma”, si u grabit kambisti në Durrës

schedule13:33 - 6 Mars, 2023

schedule 13:33 - 6 Mars, 2023

DURRËS- Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen në Durrës ku një kambist ra pre e grabitjes me dhunë. Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj, tha se dy persona e kanë marrë në makinë kambistin për ta çuar në shtëpinë e tyre ku dhe i është thënë se do të këmbente një shumë të madhe monetare.

Pasi kambisti ka hyrë në makinën e tyre, autorët kanë hyrë në lagjet dytësore të qytetit dhe më pas e kanë kërcënuar duke i marrë një shumë prej 1 milionë lekësh të reja.

“E kanë marrë në automjet e tyre kambistin për t’i treguar shumë e monetare që do ta kthente në valutën shqiture. Pasi kanë ecur disa metra me këtë automjet dhe janë futur në rrugët dytësore. Atje nën kërcënimin e armës kanë mundur t’i marrin edhe 1 mln lekë të reja, që ai i mbante me vete për aktivitetin e përditshëm” tha gazetari.

Pavarësisht presioneve, kambisit është përpjekur t’u bëjë ballë atyre, por dy personat e dyshuar, e kanë goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ai fillimisht ka refuzuar t’u japë shumë ë parave, por ata e kanë kërcuar duke i vendosur thikën në futë dhe e kanë goditur disa herë në trup me grushte dhe shkelma. Më pas 58 vjeçari është dorëzuar duke lëshuar çantën nga duart.”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!