Regjistrimi në KQZ, Alibeaj “pret” Bashën

schedule10:17 - 6 Mars, 2023

schedule 10:17 - 6 Mars, 2023

 

Sot është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gazetarja e ABC News, Ernete Shevroja në një lidhje direkta nga “selia blu” bën me dije se Alibeaj është duke bërë lëvizjet e fundi për të dorëzuar kërkesën në KQZ.

Shevroja bën  me dije se për shkak të dy grupimeve, kanë lindur dy probleme për grupin e Aliebajt edhe pse Apeli vendosi për vulën pak ditë më parë.

Problemi i parë qëndron te firma e kryetarit në dokumentin zyrtar, ndaj dorëheqja e Bashës është e domosdoshme, në mënyrë që Alibeaj të hedhë firmën e tij.

Nuk dihet nëse do të kemi një dalje nga izolimi të Bashës, apo Alibeaj do të gjejë një mënyrë tjetër.

Problemi i dytë është adresa e partisë. Ende selinë e ka Sali Berisha i cili vazdon me mbledhjet e tij.

Në lidhje me pikëpyetjen e madhe nëse pritet që Bashë të shfaqet nga momenti në moment, gazetarja tha se zërat janë shtuar, por aktualisht lëvizjen janë duke u bërë nga Alibeaj.

Ajo po ashtu bëri me dije se sa më shumë janë shtuar zërat për një rikthim të Bashës, aq më shumë reagimi kundër tij ka pasur nga demokratët, të cilët bëjnë atë përgjegjës për gjendjen ku ndodhet partia sot.

Shevroja gjithashtu tha se ditën e sotme Alibeaj do të zhvillojë një mbledhje në orën 12:00 në një prej hoteleve të Tiranës me kryesinë për të përcaktuar axhendën e zgjedhjeve, pasi kujtojmë se ende nuk kanë dalë kandidatët për disa nga bashkitë më të mëdha të vendit. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!