Shqipëria
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e moti të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të përkohëshëm të motit si edhe ndërpreje të reshjeve nga i gjithë territori i vëndit për të ri-kthyer kthjelllimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.
Era do të mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Orët e paradites në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat kufitare me shqipërinë. Mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime, situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior të Kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës.
Maqedonia
Masat ajrore të qëndrueshme, do të diktojnë kushte e motit në Maqedoni duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që të njëjta kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të dendura, por pa reshje të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë të tyre./abcnews.al