Nesër kryeministrja e Danimarkës në Tiranë, takohet me Ramën

schedule21:03 - 5 Mars, 2023

schedule 21:03 - 5 Mars, 2023

Ditën e nesërme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të presë në Kryeministri, kryeministren daneze, Mette  Frederiksen.

Takimi do të nisë në orë 11:05, ndërsa pas takimi dy liderat do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Njoftimi:

Ditën e nesërme në orën 11.05, në Kryeministri, Kryeministri Edi Rama mirëpret Kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Pas ceremonialit dhe takimit mes tyre, në orën 11.35 do të zhvillohet edhe konferenca për mediat. r.t/abcnews.al