Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hakimi dëshmon në Prokurori pas akuzave për përdhunim

schedule12:08 - 5 Mars, 2023

schedule 12:08 - 5 Mars, 2023

Ylli i mbrojtjes “pariziene”, Achraf Hakimi ka dëshmuar në Prokurorinë franceze, pas akuzave për përdhunim dhe tashmë edhe pse nuk është dhënë ndonjë masë arresti për të, mbetet nën vëzhgimin e policisë franceze.

Sipas mediave vendase, në Prokurori së shpejti do të duhet të dëshmojë edhe shoqëruesi i tij, kështu që kjo çështje mund të vazhdojë gjatë.

Versioni i viktimës, e cila është 24 vjeç, është dhënë më 26 shkurt. Ajo zgjodhi të deklaronte dhe të tregonte faktet përpara se të bënte ankesën. Ajo deklaroi se më 16 janar filloi të fliste në rrjetin social Instagram me mbrojtësin dhe vetëm natën e 25 shkurtit vendosën të takoheshin, në shtëpinë e Hakimit aty ku ndodhi gjithçka. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!