Erik ten Hag nuk do të jetë ai që merri vendimin përfundimtar për të ardhmen e Greenwood

schedule19:50 - 3 Mars, 2023

schedule 19:50 - 3 Mars, 2023

Mason Greenwood është një njeri i lirë dhe gjykata e Mançesterit ka hequr të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm ndaj sulmuesit.

Megjithatë, duke qenë se 21-vjeçari nuk është shpallur i pafajshëm, Manchester United po merr kohën e tij për ta rikthyer atë në skuadër.

Djajtë e Kuq aktualisht janë duke vlerësuar opsionet e tyre ndërsa një hetim i brendshëm është në vazhdim.

Sipas The Athletic, edhe pse Erik ten Hag ka folur me Greenwood, trajneri nuk do të vendosë për të ardhmen e anglezit. Vendimi përfundimtar do të merret nga Joel Glazer. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!