Nga mungesa e gjykatave te dhuna, presidenti i Argjentinës ngre “alarmin” pas kërcënimit të Messit

schedule17:00 - 3 Mars, 2023

schedule 17:00 - 3 Mars, 2023

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, pranoi se dhuna dhe krimi i organizuar janë një problem shumë serioz dhe se diçka më shumë do të duhet bërë pas një sulmi kundër një supermarketi që ndodhi në Rosario në pronvsi të Antonela Rocuzzo.

“Ne po bëjmë shumë, por padyshim që diçka më shumë do të duhet të bëhet sepse atje në Rosario, problemi i dhunës dhe krimit të organizuar është një problem shumë serioz”, tha Fernández.

Supermarketi, që ndodhet në Rosario u mbyll ndërsa është qëlluar me 14 plumba.

Kërcënimi për Messin

Përveç plumbave, në vend është gjetur edhe një mesazh kushtuar kapitenit të skuadrës argjentinase: “Messi po të presim, (kryebashkiaku i Rosarios, Pablo) Javkin është gjithashtu një trafikant”.

Rosario, ku Messi feston rregullisht festat e Krishtlindjeve dhe ka një shtëpi në një lagje private me familjen e tij, konsiderohet qyteti më i prekur nga dhuna në Argjentinë, i goditur nga aktet e pasigurisë për shkak të veprimit të bandave të drogës.

Vizita e tij e fundit u zhvillua pikërisht dhjetorin e kaluar, pasi u shpall kampion bote me skuadrën e drejtuar nga Lionel Scaloni.

Mungesa e gjykatave

Fernandez kishte fajësuar këtë të mërkurë në fjalën e tij në hapjen e seancave të zakonshme në Parlament Dhomën e Deputetëve për mosmiratimin e propozimit të tij për reformën në drejtësi dhe Gjykatën e Lartë.

Sipas FernAndez, vendi vuan nga mungesa e gjykatave që parandalojnë ndjekjen e shpejtë të krimit të organizuar që është zgjeruar në territorin e saj. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!