“Berisha një i majtë Stalinist”, Bejko: Duhet të ndahemi nga ‘Berishizmi’, duke krijuar një frymë të re politike

schedule11:43 - 3 Mars, 2023

schedule 11:43 - 3 Mars, 2023

TIRANË – Për Roland Bejkon, Berisha është i një i majtë Stalinist, Leninist, që nuk është zhvilluar në këto vite. I ftuar në Tirana Live, në ABC News, Bejko u shpreh se Berisha e trashëgoi punizmin e trashëgoi në politikë duke e futur thellë në jetën e shqiptarëvë.

“Ngeli një punist. Është si ato thirrjet e Zërit të Popullit. Vendosja e tabelës është e paligjshme, intidimon gjykatën. Unë kam qenë një nga themeluesit e PD, por ne nuk dolëm të ndryshonim një sistem me një sistem në të ngjashëm, të ndanim partinë në disa bijëza. E rëndësishme është mos të ndikojnë gjyqtarët.

Një parti politike e bën morali, e bën filozofia politike. Berisha fitoi mbështetje të militantëve dhe njerëzve që kishin humbur besimin te Basha. Më 6 mars Berisha e pati këtë sukses. Hyri në zgjedhje dhe doli parti e dytë, s’kishte nevojë për siglën dhe vulën e PD. Berishës i duhet firma dhe vula tashmë. Berisha në Foltore është vënë re se nuk ka patur para për paratë e shtetit për financime. Edhe sot vula pavarësisht se kujt do i shkojë kjo s’do të thotë se nëse e mban Basha të thuhet se u zgjidh problem. Nuk të bën as vula as distancimi nga Berisha. Duhet të krijojnë ide dhe filozi të re. Jam konseguent në qëndrim, jam për ndarje nga Berishizmi, duke krijuar një narrativë dhe frymë të re politike. Po na bind se atë parti e konsideron si partinë e vet.” u shpreh Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!