Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap në makinë me 2 kg heroinë. Pas një operacioni policor jashtë Volosit, policia arrestoi një 40-vjeçar, i cili kishte fshehur në kroskotin e makinës katër pako me drogë.
Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili akuzohet të jetë pjesëtar i një rrjeti të trafikut të drogës.
Gjithashtu policia sekuestroi edhe një pako të pestë me 51 gr kokainë. Sipas burimeve shqiptari i arrestuar e kishte marrë lëndën narkotike nga Athina, me qëllim transportimin e tyre në Volos dhe Selanik.
Policia duket se ka pasur informacion për itinerarin dhe mbrëmjen e djeshme mjeti me drejtuesin 40-vjeçar është përballur me policinë në New Pagasse, Magnezi.
/abcnews.al