Tragjedia në Greqi, Shqipëria të dielën ul flamurin në gjysmë shtizë

schedule19:53 - 2 Mars, 2023

schedule 19:53 - 2 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë me dije se Shqipëria të dielën do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.

Kujtojmë që numri i viktimave nga aksidenti në Larisa i ka kaluar 50, ndërsa deri më tani 1 shqiptar është nxjerrë i vdekur, 7 janë të plagosur dhe 4 të zhdukur.

Postim i  plotë i Ramës:

Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin??❤️??
Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize?r.t/abcnews.al