Në Ulqin shtëpi botuese nga i gjithë rajoni marin pjesë në Panairin e Librit. Këtë vit do të ndahen 2 çmime: “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë. Panairi do tç qëndrojë i hapur deri me 31 korrik.
Në Ulqin të Malit të Zi është hapur edicioni i 19-të i panairit të librit me pjesëmarrjen e një numri të madh të vizitorësh por edhe të personaliteteve të ndryshme të rajonit.
Në ceremonin e solemne të hapjes së panairit ishin të pranishëm Ministri i Turizmit Blendi Klosi, Ministrat e Kulturës i Malit të Zi Aleksander Bogdanoviq dhe i Maqedonisë së Veriut Skender Ismajli. Ministri Klosi tha se kjo është një mundësi e mirë dhe ku flitet qytetarçe dhe së bashku mund të ofrojmë një ofertë turistike kulturore të përbashkët.
Ministri i Kulturës së Malit të Zi u shpreh se me anë të librit kulturat e ndryshme mund të komunikojnë me njëra tjetrën.
“Dekadat e fundit, nëpër të cilat popujt e këtyre hapsirave kanë kaluar nëpër ndryshime radikale sociale dhe politike, libri paraqitet si një domosdoshmëri për të kuptuar më së miri këto përvoja. Jam i gëzuar se në këtë panair ka botues dhe shkrimtar të vendeve të rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosna e Hercegovina etj. Kjo është edhe dëshmi e bashkëpunimit ku shumë shkrimtar malazez janë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe autor shqiptar në gjuhën malazeze.”
Ndërsa për organizatoren Irena Toçi ka një rëndësi ky edicion i 19-të i panairit të librit pasi sjell botuesit më të mëdhenj të rajonit.
Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga i gjithë rajoni, kurse risi këtë vit do të jetë edhe ndarja e dy çmimeve, “Liburnia” për prozën më të mirë dhe “Dega e ullirit” për librin më të mirë për fëmijë, dhe do qëndrojë i hapur deri me 31 korrik. /ABC News Albania 24/7