2008 ishte viti i fundit i Ronaldinhos në Barcelonë, me brazilianin që magjepsi botën dhe u largua duke e lënë ekipin në duart e Messit. 15 vjet më vonë, djali i tij 17-vjeçar, Joao Mendes, firmos kontratën me klubin katalanas.
Ai kishte qenë në provë disa javë dhe i kaloi me sukses. Para disa ditësh ai debutoi edhe në një ekip miks të dy skuadrave të të rinjve të blaugranasve kundër Manchester United.
“Ne jemi krenarë që vazhdojmë kapitullin e Ronaldinhos. Ne donim që djali i tij të vazhdonte karrierën këtu. Nuk e di nëse do të jetë për skuadrën e dytë. Djaloshi ka cilësi dhe ne jemi të kënaqur për këtë nënshkrim. Jemi të lumtur që mbajmë marrëdhënie të mira me Ronaldinhon.
Presioni mbi të ekziston sepse babai i tij ishte një nga më të mirët në botë. Ai mund të jetë nën presion, por ne kemi trajnerët më të mirë për të zhvilluar aftësitë e tij”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Laporta./h.ll/abcnews.al
✍? El jugador ???̃? ?????? ha signat, en presència del directiu @SolerFerre i del director del Futbol Formatiu José Ramon Alexanco, la seva incorporació al FC Barcelona en l’etapa juvenil#FCBMasia ?❤️ pic.twitter.com/IyVWbFddHU
— FC Barcelona – Masia (@FCBmasia) March 2, 2023