Mamuka Jugeli, agjenti i yllit të Evropës sot për sot, Khvicha Kvaratskhelia, ka lëshuar disa deklarata mjaft interesante për të ardhmen e klientit të tij gjeorgjian.
“Khvicha pëlqen gjithçka te Napoli dhe për momentin ai më ka rrëfyer se nuk i interesojnë klubet e tjera që e kërkojnë. Pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, ndoshta Interi do ta kërkojë dhe ai është i gatshëm të shkojë atje, por sot nuk i intereson, në Itali për të është vetëm Napoli.
Babai i tij është një tifoz i Barcelonës, por Kvaratskhelia do Realin. Nëse do ta shihja me fanellën e Barcelonës do të isha shumë i lumtur, por ai është një tifoz i Real Madrid”, është shprehur agjenti për yllin e Napolit./ h.ll/abcnews.al