Juventusi është i pakënaqur me paraqitjen e mesfushorit argjentinas Leandro Paredes.
Sipas gazetarit Nicolo Schira në rrjetet e tij sociale, klubi torinez nuk do ta blejë lojtarin e PSG. Gjithashtu, një nga arsyet kryesore është paga e tij e lartë 7 milionë euro në vit. Në fund të sezonit, mesfushori argjentinas do të kthehet nga huazimi te PSG.
Paredes, 28 vjeç, ka bërë 28 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat këtë sezon, duke dhuruar vetëm një asistim. /G.D abcnews.al/