TikTok kufizon kohën e shikimit të përdoruesve nën moshën 18 vjeç, duke i lejuar ata vetëm 60 minuta në ditë. Ky rregull i ri ka si qëllim të monitorojë kohën që të rinjtë shpenzojnë në aplikacion.
Siç njoftoi sot, TikTok, në pronësi të ByteDance të Kinës, ky afat i ri kohor do të instalohet automatikisht në javët e ardhshme në çdo llogari që u përket përdoruesve të rinj nën 18 vjeç, të cilët do të duhet të fusin një kod nëse duan të qëndrojnë në sajt.
“Ndërsa nuk ka një rregull të pranuar universalisht për kohën ose efektet para ekranit në përgjithësi, ne u konsultuam me kërkime akademike dhe ekspertë në Digital Wellness Lab në Spitalin e Fëmijëve në Boston për të zgjedhur këtë kufi,” sipas Keenan, Shefi i Mbikëqyrjes dhe Sigurisë së TikTok.
TikTok tha se do të inkurajojë përdoruesit e rinj të vendosin kufirin e tyre ditor të përdorimit nëse shpenzojnë më shumë se 100 minuta në ditë në aplikacion.
Vitin e kaluar Instagrami lançoi kontrolle të reja prindërore që lejojnë kujdestarët të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre atje dhe të vendosin kufij.