Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqi ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur.
Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin.
Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit.
Rreth 30 autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës u hapën për të akomoduar të plagosurit, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë. /abcnews.al