Sulmuesi legjendar brazilian Ronaldo foli për takimin me sulmuesin e PSG-së dhe kombëtaren franceze Kylian Mbappe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve The Best dhe tha se futbollisti 24-vjeçar do të përsërisë arritjet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Mbappe u emërua në Skuadrën e Vitit të FIFA 2022 dhe përfundoi i dyti në votimin për lojtarin më të mirë të vitit, pas Messit.
“Unë u përshëndeta me Kilian, biseduam pak. Mbappe është një djalë i veçantë dhe sa herë shihemi, komunikojmë. Më vjen mirë që e shoh.
Mendoj se Mbappe ka qenë një lojtar i madh me talent të jashtëzakonshëm prej disa vitesh. Mbappe do të jetë i pari që do të arrijë atë që kanë arritur Cristiano Ronaldo dhe Messi”, tha Ronaldo për RMC Sport. /G.D abcnews.al/