Fredi Beleri, gjatë intervistës për ABC News foli gjithashtu edhe për deklaratat e Taulant Ballës dhe Shpëtim Idrizit se ai nuk mund të kandidojë për bashkinë e Himarës pasi ka qenë i dënuar për masakrën e Peshkëpisë, ku një njësi terroriste greke vrau dy ushtarë shqiptarë dhe plagosi tre të tjerë.
Teksa pretendoi se nuk është dënuar asnjëherë për këtë çështje, Beleri theksoi se nuk vendos Balla se kush duhet të kandidojë ose jo por ligji. Ndërkohë, duke komentuar komentin e Idrizit se do ta padisë për shkelje të integritetit, Beleri tha se ai “nuk është drejtor doganash”.
Pjesë nga intervista:
Do ta plotësoni formularin e dekriminalizimit?
E kam plotësuar në 2015, është online. Mund ta shihni.
Balla thotë se nuk mund të kandidoni për problematikës në këtë formular?
Balla nuk beson te ndarja e pushteteve. Nuk vendos ai se kush kandidon apo jo. Vendos ligji. Kolegji Zgjedhor është shprehur se kandidimi im ishte i pamundshëm deri në korrik 2019. S’e di pse ndërhyn Balla në institucione të pavarura.
Lidhur me një deklaratë më 30 maj të 2019 ku nuk u lejuat të kandidonit për zgjedhje, ku thatë se është e diktuar nga politika dhe se do ta çoni çështjen në Straburg? E keni ndërmarrë këtë hap?
Çështjen e kisha çuar në Strasburg por meqë ndalimi ka mbaruar nuk mund të gjykohet. Ndalimi për kandidim mbaron në 17 Korrik të 2019. Ka dy organe të pavarura që kanë vendosur. Zoti Balla do ta marrë përgjigjen në gjykatë, duhet të sjellë prova kur dhe si jam dënuar.
Idrizi ka deklaruar dje se do të ushtrojë një padi në Prokurorinë e Tiranës në adresën tuaj për shkelje të integritetit të shtetit shqiptar.
Nuk kam asnjë koment. E pres Idrizin në gjyq. A është drejtor i doganave?
Ai ka bërë thirrje për të votuar?
Idrizi aq sa u bën thirrje himarjotëve, ata do të më votojnë. PDIU ka marrë herën e fundit dy vota. Tani që po flasim, ata bëjnë fushatë për mua. /abcnews.al

