Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, presidentin të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarëve evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i cili përfundon me rënien dakord për projektin e BE edhe pse firma është lënë për në datën 18 mars.
Ministri i Puneve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiçnë një deklaratë për mediat serbe pas përfundimit të takimit tha se kanë marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiq për Tanjug.r.t/abcnews.al

