3 shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat në muajin mars

schedule11:24 - 27 Shkurt, 2023

schedule 11:24 - 27 Shkurt, 2023

Pak para se t’i themi lamtumirë shkurtit, një muaj që kaloi relativisht shpejt dhe lehtë për të gjitha shenjat, le të shohim se cilët do të jenë përfaqësuesit e zodiakut që do të kenë fatin në anën e tyre marsin e ardhshëm.

Dashi

Ka ardhur momenti për t’i shprehur se si ndiheni personit që ju intereson. Afërdita është në shenjën tuaj deri më 16 mars dhe ju favorizon si në aspektin romantik ashtu edhe në atë financiar. Do ketë pak presion nga ana profesionale, gjë që do të thithë shumë dinamizmin tuaj.

Ujori

Afërdita ishte në Ujor në Shkurt dhe Saturni e lë atë dhe hyn te Peshqit në Mars, duke i bërë shkurt dhe mars muaj të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Këto ngjarje astrologjike përfaqësojnë një ndryshim të madh. Një ndryshim që i ndihmon Ujorët të mos ndihen të kufizuar dhe edhe nëse nuk duket qartë tani, pak më vonë do të keni mundësinë të takoni njerëz romantikë dhe të shihni zhvillimin e karrierës suaj. Për të arritur qëllimet tuaja duhet të organizoni mirë mendimet tuaja dhe të mos devijoni nga planifikimi juaj.

Peshqit

Sfida dhe shqetësime do të ketë këtë muaj, por vetëm për të mirë. Flisni për planet tuaja, bëni shëtitje, takoni njerëz, por mbani distancën tuaj. Mos u ngatërroni dhe shkoni me rrjedhën e zhvillimeve. Saturni kalon në shenjën tuaj duke sjellë ndryshime, të cilat mund t’i perceptoni si të pakëndshme në fillim, por do të shihni se gjithçka është bërë në interesin tuaj më të mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!