Të gjitha sondazhet e nxjerrin forcë fituese Partinë Demokratike, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse. Kështu është shprehur kreu demokrat gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e partisë në Himarë.
Sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit- është shprehur Lulzim Basha sipas të cilit 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin e Kryeministrit Rama.
Gjatë turit të takimeve në jug të vendit shefi opozitës ka nënvizuar se në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se Edi Rama është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Kryedemokrati tha se fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve do të jetë fillimi i ndryshimit dhe drita jeshile drejt Bashkimit Evropian. /ABC News Albania 24/7