Berisha fushatë me flamurin e PL, Bejko: Po merr masa, si do futemi në zgjedhje nëse na hiqet vula

schedule20:06 - 25 Shkurt, 2023

schedule 20:06 - 25 Shkurt, 2023

Roland Bejko i ftuar në “Edicionin Qëndror të Lajmeve” në ABC News, foli po ashtu edhe për faktin se Sali Berisha është duke prezantuar kandidatët e tij nën siglën e Partisë e Lirisë, apo edhe më flamurin e Verio-Epirit.

Ai bëri me dije se në kushtet e anormalitetit, Berisha është duke marrë masa pasi sipas tij ai ka të dhëna se vula mund të mos i kaloj atij.

Bejko shtoi se Alibeaj po mbush sallat në Tiranë dhe kjo tregon se ish-kryeministri është refuzuar edhe në kryeqytet.

Në kushtet e një anormaliteti total. Berisha e ka një të dhënë që vula mund të mos jetë e tij dhe po merr masa  për këtë.

Partia zyrtare po i mbush sallat në Tiranë. Tirana do t’i tregojë vendin Berishës. Tirana e refuzon Berishën dhe ai e ka kuptuar këtë.  

Më vjen keq për kandidatët e “Foltores” pasi disa prej tyre janë persona që kanë dhënë kontribut në PD,” theksoi Bejko.

Në lidhje me ndikimin që mund të ketë kjo lëvizje e Berishës tek elektorati, Bejko tha se kjo është një fushatë pa entuziazëm nga ana e “Rithemelimit”, ndërsa sa i përket Alibeajt, pjesës ku edhe vetë ai bën pjesë, u shpreh se ata po presin vendimin e Apelit për të nisur fushatën.

Bejko shtoi se Berisha po braktiset edhe nga aleatët e tij tanimë, pasi sipas tij ata e kanë kuptuar që ish-kryeministri do t’ia lërë testamentin Metës.

“Vë re që një pjesë e mirë e tyre presin vendimin e 3 marsit. Kjo është fushatë pa entuziazëm, flas për atë të Berishës. Ne po presim përgjigjen e Apelit, për të filluar fushatën.

Ne e kemi deklaruar që jemi për bashkëpunim dhe të dalim me kandidatë të përbashkët.

Kandidatët do të regjistrohen me vulën.

Berisha po “braktiset” edhe nga aleatët, që deri dje mbështesnin “Foltoren”.

Ata ose kanë marrë ndonjë sinjal SHBA, ose sepse ata kanë kuptuar që Berisha në rast se do të lërë një testament, do t’ia lërë Ilir Metës.

Demokratët kur shohin që kandidatët prezantohen nën siglën e Ilir Metës janë të zhgënjyer.

Gjithë kjo situatë është një teatër i madh, 3-shja e famshme, Rama-Berisha-Meta merren vesh me njëri-tjetrin,” u shpreh Bejko.

I pyetur se si do regjistrohet në zgjedhje pjesa e Alibeajt nëse vula i kalon Berishës, Bejko tha se do të mblidhet kryesia dhe do të marri vendim në varësi të rrethanave që do të paraqiten.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!