Roland Bejko i ftuar në “Edicionin Qëndror të Lajmeve” në ABC News u shpreh se Berisha ka bërë hapa pas me revolucionin pasi pa mbështetjen, sidomos në protestën e fundit para Parlamentit.
Ai shtoi se partia më e madhe opozita po “rrudhet” çdo ditë dhe nëse Apeli do të vendosë që vula t’i kalojë Berishës, PD do të “pushojë së ekzistuari”.
“Dëshpërimi i tij i fundit ishte në protestën e fundit para parlamentit. Nga aty ai tha dy gjera, se do çojë demokratët të protestojnë në Surrel dhe tjetra që po të dojë pushton edhe parlamentin.
Dukeqenëse nuk pushton dot zemrat e shumicës së shqiptarëve, edhe pse kushtet janë të tillë që një opozitë normale në këtë moment ku është qeveria aktuale, do ta bënin çdo opozitë tjetër në kushte optimale.
Nuk mund të jenë Berisha dhe Meta shpëtimtarët e këtij vendi.
Për pasojë partia më e madhe opozitare mbetet e ndarë ne 3-4 pjesë. Kjo bën që PD të rrudhet përditë. Në rast se Apeli do t’ia japë Berishës vulën, PD do pushojë së ekzistuari,” tha Roland Bejko.r.t/abcnews.al