LEZHE – Në përvjetorin e nisjes së agresionit rus, Lezha është solidarizuar me Ukrainën.
Në një manifestim të organizuar për paqen, arqipeshkevi Angjelo Masafra u shpreh se lufta duhet të përfundojë dhe se kjo është në dorën e politikës.
“ Duhet të lusim Zotin, të cojmë zërin fort ndaj krerëve që kanë në dorë situatën. Nuk është e drejtë dhuna. Unë uroj që të mos zgjerohet. Është një gjë e tmerrshme”
Për organizatorët qëllimi i këtij aktiviteti është edukimi i fëmijëve me paqen. Gjate manifestimit u përollën mesazhe të shumta për situatën e luftës në Ukrainë, ku pas 24 shkurtit të vitit të kaluar mijëra njerëz kanë humbur jetën./abcnews.al