Idrizi del nga “zona gri”/ PDIU zyrtarizon divorcin me PD: Vetëm ne 14 maj. Mos votoni Belerin e Vorio Epirit

schedule14:36 - 25 Shkurt, 2023

schedule 14:36 - 25 Shkurt, 2023

PDIU do të garojë e vetme. Kjo ishte përgjigjja që Shpëtim Idrizi ia dha Berishës, një ditë pasi ai e cilësoi PDIU-në në zonë gri apo e pavendosur, të anohet në të djathtaë, apo të majtë.

Shpëtim Idrizi aleancën e fundit e nënshkroi në 2017, me Lulzim Bashën. Por ai ka vendosur të largohet prej PD-së, sikundër kanë bërë dhe aleatët me besinikë të partisë demokratike, ditët e fundit.

 “PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj”

Berisha i kujtoi dje Idrizit, Napoleon Zervan dhe Enver Hoxhën për masakrat ndaj çamëve. Dhe Idrizi i përgjigjet me kandidatin e tij për Himarën, Fredi Bejleri, që bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit.

“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë”

Në seancën e javës së shkuar ndëkrohë, PDIU bashkoi 3 votat e saj me shumicën qeverisëse në Parlament.  

Postimi i plotë:

PDIU: Shqiptarët nuk duhet të votojnë Fredi Bejlerin produktin e marrëveshjes Berisha – Dule

PDIU : Është rregjistruar e vetme në këto zgjedhje

PDIU : Nuk është ftuar asnjëherë për bashkëpunim nga asnjë nga dy pjesët e PD-së

Në respekt të interesimit të mediave;

Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!