Giroud në mbështetje të De Ketelaere: Shpresoj që ai të shënojë kundër Tottenhamit

schedule16:52 - 24 Shkurt, 2023

schedule 16:52 - 24 Shkurt, 2023

Afrimi i talentit belg, Charles de Ketelaere te Milan gjatë merkatos së verës bëri bujë të madhe dhe pas sezonit fantastik që 21-vjeçari kaloi vitin e shkuar te Club Brugge, pritej që dhe në “San Siro”, De Ketelaere të tregonte vlerat e tij me plot gola e asiste, por nuk ka ndodhur kështu.

Deri më tani belgu është aktivizuar në plot 26 sfida, por ka arritur të gjejë vetëm 1 asist, në përballjen e javës së 3-të, të Serie A, ndaj Bolognas, ku Milani fitoi me rezultatin 2 me 0.

Teksa të gjithë kanë humbur shpresat te rikthimi i formës së djaloshit brenda këtij sezoni, duket se i vetmi që ka besim te 21-vjeçari është “bomberi” francez i “kuqezinjve”, Olivier Giroud, i cili shpreson se goli i parë i De Ketelaere me fanellën e “djajve” të Milanos, mund të vijë në ndeshjen e kthimit të 1/16-ve, të UEFA Champions League, ndaj Tottenham.

“Në këto momente të vështira, ju mund të shihni mbështetjen që mund t’i jap partnerit tim. Ai ka nevojë për këtë gol për të ndryshuar gjithçka, siç ndodhi kundër Torinos për të. gjithë ekipin, edhe sepse ai kishte shënuar kundër Sampdorias, por u anulua për shkak të pozicionit tim jashtë loje: Shpresoj të shënojë kundër Tottenhamit në Londër”,- është shprehur Giroud, në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!