Drejtoresha e Shkollës së Baletit: Nuk më lejuan të kërceja se isha 4 cm më e shkurtër, dikur rregullat ishin strikte

schedule11:37 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:37 - 24 Shkurt, 2023

Sot Blerina Arbana është Drejtoresha e Shkollës Koreografike, mirëpo dikur ajo nuk është lejuar të kërcejë në skenën e Teatrit për shkak të gjatësisë. Këtë e ka zbuluar vetë Blerina në një rrëfim për emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës.

Ajo ka zbuluar se atëherë rregullat kanë qenë shumë strikte dhe vetëm për 4 cm nuk e lejuan. Blerina ka theksuar se edhe shumë balerinë të brezit të saj u penalizuan, por patën fatin që vazhduan baletin modern, pa e studiuar ende në shkollë.

“Tashmë unë e kam thënë dhe e them, përsa i përket kritereve, kanë qenë shumë të rrepta. Në radhë të parë, ti duhet të kishe, përpos posturës, ti duhet të kishe një gjatësi mbi 1.65 e gjatë. Të them të drejtën mua nuk më lejuan të kërceja vetëm për 4 cm, kanë qenë shumë rigoroz. Brezi i sotëm është fatlum se ti e gjen veten edhe në mënyra të tjera. Unë marr gjithmonë si model, Enada Hoxhën, sepse edhe ajo nuk e ka gjatësinë, por kur del në skenë Enada ngjan më e gjatë se një balerinë që mund të jetë e gjatë. Sepse është dashuria, përkushtimi, mënyra si Enada komfortohet me skenën që është një primabalerinë, që edhe sot e kësaj dite Enada kërcen. Në atë periudhë, jo vetëm Bela, por jemi edhe shumë balerinë të tjerë që jemi penalizuar. Por unë kam qenë nga të parat me klasën time, që së bashku me profesorin Luan Shtino, që ka qenë nga të parët pedagog që i ka mëshuar edhe baletit modern, edhe kemi qenë balerinat e para përsa i përket zhanrit modern. Të mendosh një zhanër modern edhe në atë periudhë që e bënim edhe pa shkollë. Bëhet fjalë për vitet ’90, ’91, ’92”, rrëfeu Arbana./abcnews.al