Padyshim një nga ekipet më surprizues të këtij sezoni të 5 kampionatet më të mira evropiane janë dhe gjermanët e Union Berlin, të cilët sot kanë rigjetur fitoren, por kësaj radhe me rezultatin e thellë 3 me 1, përballë një kundërshtari me shumë eksperiencë, si hollandezët e Ajax.
Ndeshja nisi me shumë vrull nga të dyja palët, por goli erdhi vetëm në minutën e 20’-të, ku pas një penalltie të akorduar nga arbitri spanjoll Bengoetxea, mbrojtësi Robin Knoche nuk gabon dhe ndëshkon argjentinasin e portës së Ajax, Geronimo Rulli. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq pjesa e parë, pasi në minutën e 44’-tët do të jetë kroati Josip Juranoviç, i cili me një super goditje i jep epërsinë e dy-fishtë të tijve.
Me nisjen e pjesës së dytë vjen dhe kundërpërgjigjes hollandeze, me ganez Mohammed Kudus, i cili realizon në minutën e 47’-të, por vetëm 3 minuta më vonë gjermanët gjejnë dhe golin e tretë kësaj here falë hollandezit Danilho Doekhi, duke vulosur kështu rezultatin e përgjithshëm 3 me 1 e duke siguruar një biletë për në raundin tjetër. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: