Leipzig shtangu gjithë Evropën, mbrëmjen e djeshme ku pas një goli fantastik të rezulizuar nga mbrojtësi, Josko Gvardiol arriti të merrte një barazim tepër të rëndësishëm përballë “qytetarëve”, të Manchester City.
Pas kësaj performance fantastike, komentet e tij i dha dhe tekniku i Leipzig, Marco Rose, ku në veçanti theksoi paraqitjen e Josko Gvardiol, si dhe largoi të gjitha dyshimet për largimin e kroatit drejt Premier League, në merakton e verës.
“Ndoshta tani duhet të fillojë të luajë basketboll sepse u kërceu deri në “katin e dytë”. Ai është një lojtar fantastik dhe një djalë i mirë. Ai është i ri dhe ka ende gjëra për të zhvilluar. Çdo ditë ai sillet si profesionist. Tani ai është një nga lojtarët tanë dhe mund të them se do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.
Unë jam trajner dhe kërkoj ta mbajë atë këtu. Gvardiol ka kontratë dhe do të thotë se do të jetë i yni sezonin e ardhshëm. Kam dëgjuar se është i lumtur këtu, të gjithë shkruajnë se dëshiron të shkojë në Premier League, por ai kurrë nuk tha se kur. Ai kënaqet këtu, i pëlqejnë shokët e skuadrës dhe Josko është lojtar i Leipzig”,- është shprehur tekniku Rose. /i.m /abcnews.al