Sipas MeteoAlb, Edhe sot, vendi ynë mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke diktuar mot të kthjellët dhe me temperatura të larta në të gjithë territorin. Por orët e mbrëmjes do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit vijojnë rritje të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në 40°C në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ABC News Albania 24/7

