Derbi i Italisë Juventus-Inter u zhvendos përkohësisht në Kinën e largët ku fitues rezultuan bardhe-zinjtë pas goditjes së penallitsë. Takimi i zhvilluar në kuadër të International Champions Cup që po zhvillohet në Amerikë dhe Azi.
Të dyja skuadrat u paraqitën mjaft mirë ndryshe nga ndeshjet e para. Inter kaloi në avantazh falë një autogoli të De Ligt i cili nuk ia doli të largonte topin nga zona. Edhe në sfidën ndaj Juventusit u pa qartë mungesa e cilësisë në sulm pasi lojtarët aktual nuk garantojnë siguri në fazën ofensive.
Juventusi luajti mirë dhe vendosi jo pak herë në vështirësi portën e zi-kaltërve gjithsesi goli erdhi vetëm në pjesën e dytë falë Cristiano Ronaldos.
Portugezi realizoi nga goditja e dënimit me topin që pësoi një devijim duke ndryshuar trajektoren.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Juventus u tregua më e saktë në ruletën e 11 metërshave ndërkohë që veteran Gianluigi Buffon priti tre penallti duke konfirmuar dhe një herë tjetër që vitet mbi shpinë janë vetëm numra.
Bardhe-zinjtë koleksionojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Totenhem ndërkohë që për Interin ishte humbja e dytë radhazi./ABC News Albania 24/7