Aktivistët në Londër kanë lyer rrugën para ambasadës ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas të enjten për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus.
Grupi Led By Donkeys postoi një imazh të punës së tyre në Twitter.
“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë, një shtet i pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje”, shkroi grupi në Twitter.
Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas jashtë ambasadës së tij në Londër do të shërbejë për t’i kujtuar atij këtë.
Ndërkohë, sipas informacioneve janë arrestuar katër persona, 3 meshkuj dhe një femër.
/abcnews.al