Duket se policia ka rënë në gjurmët e autorëve të konfliktit që ndodhi mesnatën e së martës në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni. Mbrëmjen e së mërkurës, policia njoftoi se janë identifikuar katër nga shtatë personat e përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur për vdekje 39-vjeçari shqiptar.
Viktima kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por nuk ishte kthyer më në shtëpi.
39-vjeçari, i cili punonte si hidraulik dhe nuk ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ka ndërruar jetë nga një plumb “qorr” . Një nga shtatë plumbat e kapi në klavikul dhe pak orë më vonë vdiq nga gjakderdhja në spital.
Sipas informacioneve, pas ngjarjes së përgjakshme qëndron famëkeqi “L Team” që kontrollon drogën në qendër të Athinës. Banda përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete të autorëve të përplasjes mes grupeve,ndërsa po kërkohen ende edhe dy automjete të tjera, një “Smart” dhe një “Mercedes” që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes së tronditi Greqinë një ditë më parë.
Ndërkohë në një video nga protothema.gr, shihet një xhip i argjendtë, i cili është një nga dy mjetet me të cilat janë arratisur shtatë shqiptarët pas të shtënave.
Makina shihet duke lëvizur në rrugën Kastamonis, në drejtim të Avenue Kymi.
Të dyja mjetet ishin marrë me qira dhe në fakt qiramarrësi në informacionin e tij kishte deklaruar se jeton në qendër të Athinës.
Oficerët po ekzaminojnë të shtatë gëzhojat e gjetura në kafene për të përcaktuar nëse armët janë përdorur për ndonjë sulm tjetër.
Njëkohësisht po përdoren kamerat e sigurisë së dyqaneve për të identifikuar menjëherë tre kriminelët e mbetur pasi dyshohet se ata do të tentojnë të arratisen në Shqipëri.
/abcnews.al

